More

    Rebalanci, përplasje për amendamentet, refuzohet amendamenti për çerdhen e Sarajit

    Në komisionin për financa e buxhet vazhdoi e njëjta sagë me amendamentet që nuk janë në fokusin e rebalancit të buxhetit.

    Përfaqësuesit e Frontit Evropian me në krye Blerim Bexhetin propozuan amendamentin për të siguruar para 48,4 milion denarë për një çerdhe në fshatin Svillare e Poshtme, të Komunës së Sarajit.

    Me të kërkohej sigurimi i mjeteve, meqenëse në të do të përfshiheshin fëmijët e 4 fshatrave të atij rajoni.

    “Përkrah familjes, si një ndër format më të rëndësishme institucionale për përkujdesjen dhe përfshirjen e fëmijëve në procesin edukativo-arsimor janë edhe institucionet e edukimit parashkollor, që njëkohësisht përbën edhe bazën e edukimit sistematik të fëmijëve”, tha Arbana Pasholli, Fronti Evropian.

    “Mjete për këto dedikime sigurohen nga buxheti i Ministrisë për Politikë Sociale. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale çdo vit shpall konkurs publik për financimin e kapaciteteve për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve në edukim parashkollor, me mjete nga buxheti i ministrisë. Duke pasur parasysh kohën prej disa muajsh, nga ana tjetër, madhësia e projektit “ndërtimi i çerdhes”, ky amendament nuk pranohet. Dhe i bëj apel komunës që të aplikojë vitin e ardhshëm. Thirrja është e llojit të hapur dhe të marrin mjete për ndërtimin e çerdhes së fëmijëve”, u shpreh Nikollçe Jankullovski, zëvendësministër i Financave.

    Në debatin e mëtejshëm për amendamentin, Rijad Shaqiri nga radhët e VLEN, tha se këto çështje duhet të ishin shteruar për shqiptarët tashmë në shekullin XXI, megjithatë shprehu mbështetjen e koalicionit të tij për amendamentin.

    “Prej vitit 2002, komuna e Sarajit drejtohet nga kuadër i BDI-së, kështu që pas 24 viteve të bisedojmë për hapjen e çerdheve, mendoj se kemi pasur 24 buxhete që kanë kaluar, apo edhe 24 rebalance të buxheteve që kanë kaluar, dhe asnjëherë nuk e kanë parë të rrugës që të merret një iniciativë e tillë, me të vetmin qëllim që të krijohen kushte më të mira për foshnjat…. Si do që të jetë, ne si grup parlamentar i koalicionit VLEN do t’i japim mbështetje këtij amendamenti, dhe kërkoj që në vitet në vijim, çdokush prej kryetarëve të komunave, të marrë obligimet e parashikuara me ligj dhe t’i plotësojë nevojat e qytetarëve konform detyrave që iu takojnë”, theksoi Rijad Shaqiri, Deputet i Koalicionit VLEN.

    Megjithatë, amendamenti ra me votat 3 me 8 kundër, njësoj sikurse të njëjtin fat kishte edhe amendamenti për çerdhen në komunën e Zelenikovës.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Çmimi i energjisë elektrike! RMV-ja lidere në rajon, me çmim më të lartë për amvisëritë!

    Sipas të dhënave të fundit, për vitin e kaluar, të publikuara nga EUROSTAT-i, në Maqedoninë e Veriut rryma elektrike...

    MPB konfirmon arrestimin e shtetasit të Kosovës në pikën kufitare Bllacë

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar informacionin se një shtetas i Kosovës është privuar...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës pjesërisht me...

    LAJMI I FUNDIT: Me fletarrest nga Serbia, në #Bllacë arrestohet ish-ushtari i UÇK-së

    Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaji, Bajram Emini, 55-vjeçar, është ndaluar dhe më pas arrestuar në...