Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet njl reagimi ka shprehur “indinjatën dhe revoltën e thellë për aktin e fundit të represionit politik ndaj aktivistëve”. Arrestimi i kundërligjshëm i Landi dhe Bardhok Kabës në Strugë, thuhet në reagin, me pretendime qesharake për “kërcënime” ndaj ish-deputetit Salim Sulejmani, përbën një shkelje flagrante të të drejtave themelore dhe një presion direkt ndaj atyre që janë zëri kritik i pushtetit.
“Mbrëmë, Policia e Strugës ndaloi paqësisht aktivistin tonë, Landi Kaba, duke përdorur si arsyetim pretendime absurde për kërcënime ndaj ish-deputetit Salim Sulejmani. Ne e kundërshtojmë fuqishëm këtë qasje, e cila bazohet në shpifje dhe në synimin për të heshtur çdo zë kritik ndaj kësaj qeverie monoetnike.
Për pasojë, autoritetet kanë shqetësuar familjen e nderuar të anëtarit tonë tjetër të dalluar, Garip Kaba, duke ushtruar trysni psikologjike dhe kërcënime të qarta ndaj tyre. Ky lloj presioni ndaj familjarëve të aktivistëve tregon qartë se diktati po përpiqet të shtrijë dorën e tij në çdo sferë të jetës publike shqiptare”, thuhet në reagim.
Aleanca për Shqiptarët, thuhet më tej në reagin, dënon ashpër qasjen represive të regjimit i cili përpiqet të heshtë çdo zë kritik.
“Kjo qeveri ka humbur çdo legjitimitet moral dhe demokratik, ndërsa institucionet shtetërore po shfrytëzohen për t’iu frikësuar shqiptarëve të pakënaqur me padrejtësitë dhe pabarazitë që ata përjetojnë çdo ditë. ASH kërkon lirimin e menjëhershëm të Landi Kabës. Ne kërkojmë që policia dhe organet hetimore të lirojnë pa kushte aktivistin tonë, i cili nuk ka asnjë arsye ligjore për t’u mbajtur në Stacionin Policor të Strugës”.
ASH-Taravari i bën thirrje “Qeverisë monoetnike të ndal së përdoruri aparatin shtetëror si mjet represioni kundër shqiptarëve”.
“Politikanët dhe drejtuesit shqiptarë në këtë qeveri duhet të distancohen nga politika antishqiptare, përndryshe do të jenë të dënuar nga vullneti popullor në zgjedhjet e ardhshme”.