Nesër prej orës 9 deri në orën 15 shfrytëzuesit e fshatit Rahçe në afërsi të xhamisë së poshtme do tu ndërpritet furnizimi me energji elektrike.
Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, arsye për ndërprerjen në furnizimin me energji elektrike është kryerja e intervenimeve të planifikuara teknike në rrjetin elektrik nga ana e ekipeve të EVN Maqedoni.