E diel, 20 Prill, 2025
23.8 C
Skopje

Ramazani në Shkup/ Iftare për skamnorët dhe jetimët!

“Kujdesuni për muajin e Ramazanit, bëni sa më shumë vepra të mira, e ndoshta do të shkruheni prej të shpëtuarve”, është një nga thëniet që ka inspiruar pronarin e një restorani në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, që këtë muaj të shenjtë t`u dhurojë iftare nëpër shtëpitë e tyre, familjeve me status të rezikuar social por edhe jetimëve.

 

Asan Asani, pronar i këtij biznesi që ka vendosur të organizojë këtë aksion gjatë këtij muaji, thotë se kjo nuk është hera e parë që ndihmon, por për shkak të numrit të madh të nevojtarëve, ka kërkuar ndihmën edhe të donatorëve që të mund të shpërndahen edhe më shumë iftare se vitet e kaluara.

 

“Çdo vit kemi ndihmuar skamnorë por këtë vit pamë që ka mungesë të madhe sepse çmimet janë rritur shumë dhe ne bëmë këtë ide që me ndihmën e donatorëve të kontribuojmë më së shumti dhe të ndihmojmë më së shumti skamnorët dhe tu dalim në krah në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit” – tha Asan Asani.

 

Thotë se deri më tani janë siguruar rreth 1.000 iftare dhe njofton se iftaret u dërgohen familjeve nëpër shtëpitë e veta.

 

“U’a dorëzojmë shtëpi, numri është i madhë deri më tani me ndihmën e donatorëve ka arritur numri deri më 1 mijë iftare, kemi filluar nga dje dhe do të ndihmojmë deri në ditën e fundit të Ramazanit që tu dalim krah skamnorëve. Kisha lutur që sa më shumë donator, të kemi më shumë përkrahje që t’i ndihmojmë skamnorët sepse me të vërtetë është një numër shumë i madh që nuk mund t’i arrijmë të gjithë dhe ne nuk mund, s`di edhe si ta them ka edhe shumë familje që kërkojnë përkrahje por nuk i kemi mundësitë për të gjithë” – tha Asan Asani.

Për ditën e sotme është paraparë shpërndarja e 150 iftareve e të gjithë ata që duan ta ndihmojnë këtë aksion mund ta bëjnë atë duke paguar 250 denarë për një iftarë me prezencë fizike në objektin që ndodhet në hyrje të Çarshisë së Shkupit ose edhe përmes bankës në xhirollogarinë e hapur me numër 270-0739569801-02. /tvklan.mk/

Më të lexuara

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar, tre të vdekur dhe gjashtë të lënduar

Sonte në rrugën Kërçovë-Gostivar, midis Kërçovës dhe fshatit Trapçin...

Fatmir Dehari pas aksidentit tragjik: Sot zemra e Kërçovës rreh më rëndë…

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka reaguar...

Shkupjani ka fituar para në rulet dhe e ka thyer xhamin, sigurimi e marrin në zyrë dhe e rrahin

Më 16.04.2025 rreth orës 23:45 në SPB Shkup, E.S....

Mickoski në bisedime për koalicionin qeveritar / Milloshoski: Stabiliteti nuk rrezikohet

Kryeministri Hristijan Mickoski do të bisedojë me partnerët e...

Edhe Papazovi në “arrest shtëpiak”, Bekteshi e Maksuti plus 30 ditë paraburgim!

Ish-kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, kuadër i...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads