Ramadani: Përfaqësimi nuk është privilegj – është një e drejtë themelore

Ligji i propozuar për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë, në formën që paraqitet sot, nuk përmbush këtë parim. Ai nuk është reformë substanciale, por një fasadë ligjore që rrezikon të legalizojë përjashtimin përmes një retorike të re.

Në vend që të bazohet në detyrime të qarta, mekanizma kontrolli dhe sanksione konkrete, propozimi mbështetet mbi dëshira të mira dhe pritshmëri naive se institucionet do të vetërregullohen – ndërkohë që realiteti na dëshmon të kundërtën!

Një ligj pa mjete matëse dhe pa mekanizma detyrues nuk është instrument për barazi – është një alibi për ta shtyrë drejtësinë edhe më tej në kohë. E drejta për përfaqësim nuk mund të jetë një “mundësi”, por duhet të jetë një detyrim kushtetues i zbatuar dhe i monitoruar.

Si përfaqësues politik, nuk jemi kundër përfaqësimit – përkundrazi, jemi kategorikisht kundër çdo përpjekjeje për ta relativizuar atë. Kërkojmë një ligj që matet, zbatohet dhe kontrollohet, jo një tekst që krijon iluzionin e barazisë pa sjellë asnjë ndryshim real në terren.

Shqiptarët nuk kërkojnë favore – kërkojnë drejtësi. Dhe pa drejtësi në përfaqësim, nuk mund të ketë as barazi, as besim të ndërsjellë në këtë shtet, shkruan në faqen e tij zyrtare në facebook Sekretari Gjeneral i ASh-së Blerand Ramadani.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e...

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri....

Artikuj të ngjashëm