E martë, 20 Maj, 2025
22.4 C
Skopje

Rama i prerë: Kush thotë që Thaçi është tradhtar është gomar

Pas mbledhjes së përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës në Pejë, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij kosovar Ramush Hardinaj dolën në një konferencë për shtyp. Kreu i qeverisë së Tiranës u pyet për qëndrimin e tij në lidhje me mundësinë dhe diskutimet për shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës, një ide e mbështetur fort nga Hashim Thaçi, por e kundërshtuar, po aq fort nga Haradinaj. Për herë të parë Rama doli në mbrojtje të Thaçit duke e lënë të hapur këtë mundësi duke sulmuar ata që kundërshtojnë presidentin e Kosovës.

“Të shohim të ardhmen në mënyrë të qartë. Sot duhet të ndajmë “shapin nga sheqeri”. Për mua asgjë nuk duhet përjashtuar dhe gjithçka duhet parë me sytë e të ardhmes dhe me një sy të vetëm. Shqiptarët nuk duhet jenë të ndarë. Ata duhen të bashkohen si një komb me dy shtete që dëshirojnë të jetojnë pa kufij mes njëri- tjetrit. Hashim Thaçi është presidenti i Kosovës dhe komandanti i Ushtrisë së Kosovës. Kush thotë se Thaçi është tradhtar është një gomar” – tha Rama.

Më të lexuara

Një maturant gjendet i vdekur

Dje në hyrje të Strumicës, në lokacionin prapa magazinës...

Blerant Ramadani jep dorëheqje nga detyra e Kordinatorit Nacional

Sekretari i përgjithshëm i ASh-së Blerant Ramadani sot ka...

Elfete Ismaili jep dorëheqje nga posti i Zëvendës Ministres së Mbrojtjes

Elfet Ismaili ka dhënë dorëheqjen e saj të parevokueshme...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin...

Fetai: Kryeministri Mickoski ka bërë shumë për shqiptarët

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në emisionin ClickPlus, ka dalë në...

Reagon ASH: Qeveria monoetnike të ndal së përdoruri aparatin shtetëror si mjet represioni kundër shqiptarëve

Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet njl reagimi ka shprehur "indinjatën...

Joe Biden diagnostikohet me një “formë agresive” të kancerit të prostatës

Zyra e ish-presidentit të SHBA-së, Joe Biden, njoftoi të...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads