“Prilli i këtij viti ka sjellë një rritje të ndjeshme të lëvizjeve në dhe nga Shqipëria. Sipas të dhënave të fundit nga INSTAT, numri i shtetasve që kanë hyrë në vend u rrit me 6% krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që arsyet e vizitave nuk janë vetëm pushimet, por edhe arsye biznesi”.
INSTAT raporton se përgjatë muajit që lamë pas afro 1.5 milionë shtetas vizituan vendin tonë nga të cilët 819.151 shtetas të huaj, kryesisht nga Europa.
Rajoni Jugor kontribuoi me 74% të hyrjeve, pasuar nga Evropa Perëndimore me 13%. Gjithashtu, vërehet një rritje e numrit të turistëve që kanë ardhur nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme gjatë muajve të parë të këtij viti.
Për sa i përket qëllimit të vizitës, 97% e turistëve të huaj kanë hyrë në Shqipëri për arsye personale, ku dominon turizmi për pushime dhe vizita te të afërmit. Ndërkohë vizitat për arsye biznesi apo shëndetësore përllogariten me rritje në masën 40.8%.
Nga ana tjetër, numri i shtetasve shqiptarë që kanë udhëtuar jashtë vendit arriti në 683.983 shtetas, duke u rritur me 11.5% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Referuar shifrave zyrtare të Institutit të Statistikave, vetëm në 4 muajt e parë të 2025-s, vendin tonë e vizituan mbi 2.5 milionë të huaj duke shënuar rritje krahasuar me rreth 5%, krahasuar me vitin e kaluar
https://www.facebook.com/share/p/19XFEG21d9/