Qyteti i Shkupit përfshihet në fushatën “Verë pa zjarre”

Shkup, 7 korrik – Qyteti i Shkupit përfshihet në fushatën “Verë pa zjarre” të cilën e filloi sot Reparti për parandalim pranë SPB Shkup me aktivitete në parkingun e Vodnos së Mesme.

Apelojmë për kujdes gjatë lëvizjes në pyjet, si dhe gjatë lëvizjes në hapësira të hapura për shkak të parandalimit të zjarreve, shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm dhe rrezikimin e jetës, shëndetit dhe pronës së qytetarëve, të mos hidhen mbetjet e cigareve në hapësira të hapura, të mos ndizet zjarr në vende të hapura, me çka bashkë do të kontribuojmë për ruajtjen e pyjeve dhe ato t’i lëmë trashëgimi për gjeneratat e ardhshme”, deklaroi Valon Saliu, zëdhënës i Qytetit të Shkupit.

Njësiti zjarrfikës i Qytetit të Shkupit do të kryejë trajnim dhe simulim të shuarjes së zjarrit të të punësuarve nga “Parqet dhe gjelbërimet” të Qytetit të Shkupit dhe qytetarëve të interesuar.

Nëpunës të policisë do të realizojnë takime me vizitorët e park-pyllit Vodno. Sipas zgjedhjes së rastit do të ndalojnë automjete dhe shoferëve do t’iu tregohet për rreziqet e mundshme nga paraqitja e zjarrit, dëmet nga paraqitja eventuale e zjarreve në vende të hapura dhe t’u tregojmë për paraqitjen eventuale të zjarreve në vend të hapur dhe do të tregojmë për pasojat e mundshme nga ndezja e zjarrit në vend të hapur.

Aktivitetet, siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, do të vazhdojnë në periudhën e verës përmes realizimit të takimeve me qytetarë dhe ndjekjen e gjendjes në teren, veprim parandalues me qëllim uljen e zjarreve të shkaktuara nga moskujdesi.

Fushata por realizohet në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, Njësinë zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit dhe Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit, Komunës Karposh dhe NP “Parqet dhe gjelbërimet”.

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Është lëshuar urdhër arrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihajllovën

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një urdhër...

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm