More

    Qyteti i Shkupit ndan fonde për rregullimin e shpellës “E bukura” në Matkë

    Qyteti i Shkupit ka paraparë gjithsej 3,4 milion denarë në Programin për propagandë të përgjithshme turistike dhe për përmisimin e kushteve për qëndrim të turistëve për vitin 2019. Bëhet fjalë për projektet që synojnë zhvillimin dhe revitalizimin e qendrës turistike rekreative Matkë, transmeton Zhurnal.

    Pjesa më e madhe e parave ose rreth 1,1 milion denarë janë paraparë të shfrytëzohen për vazhdimin e projektit për rregullimin e shpellës “E bukura”, na kanionin Matkë.

    “Realizimi i këtij projekti është në vazhdimësi, respektivisht ka filluar që në vitin 2018, por për shkak të natyrës së punës, qasjes së vështirë deri te shpella projekti po vazhdon ende dhe pritet të përfundojë në maj të vitit 2019”, thuhet në Programin për propagandë të përgjithshme turistike dhe për përmisimin e kushteve për qëndrim të turistëve.

    Shpella “E bukura” është njëra ndër shpellat më të mëdha nga gjithsej 3 shpella më të mëdha që ka kanioni i Matkës. Theksojmë se në qendrën rekreative Matkë ka gjithsej 10 shpella me përmasa të ndryshme, duke nisur me thellësi prej 20 deri 176 metra. Tre shpellat më të njohura janë “Vrello”, “Kërshtena” dhe “E bukura”.

    Gjithashtu janë paraparë edhe 600.000 denarë për sanimin e rrugës nga Manastiri Shën Andrea deri në rrugën përballë shpellës “Vrello” me gjatësi prej 3.8 kilometra. Në këtë rrugë parashihen të largohen gjitha pengesat me qëllim të mundësojë lëvzijen e lirë për vizitorët.

    Janë paraparë edhe 700.000 denarë që të krijohen kushte sa më të mira në liqenin Matkë, pasi që shpesh ky liqen përdoret për të fituar energji elektrike, gjithashtu përdoret edhe për peshkim, por edhe për ujitje të fshatrave përreth.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Ky është parashikimi i motit për sot

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në disa vende do të ketë...

    Reagojnë nga Komuna e Sarajit: Nuk është mbështetur Llaskarca dhe Sfillarja

    Komuna e Sarajit ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për mosfinancim të projekteve komunale, transmeton TV21. Nga atje thonë se...

    “Tetova me 1.3 milionë euro, Maksim rusi me 4 milionë euro” – Bekteshi reagon për financimin e projekteve komunale

    Ish ministri i Ekonomisë nga radhët e BDI-së, Kreshnik Bekteshi ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Qeverisë për...

    Po pastronte dritaret, rrëshqet dhe mbetet e varur në katin e 16

    Ky është momenti dramatik kur një grua qëndron e varur jashtë dritares së një apartamenti në katin e 16-të,...