Qytetarët ankohen për rritje të çmimeve gjatë muajit të Ramazanit

Me ardhjen e Ramazanit, qytetarët vërejnë rritje të çmimeve, gjë që thonë se i ka ngarkuar ekonomikisht. Për përgatitjen e një iftari në shtëpi, thonë se shpenzojnë minimumi 20 euro. Kostoja rritet dukshëm, nëse për iftar kanë mysafirë.

 

“Edhe pse qe një javë që startoj ramazani, besoni se e pash se shumë më shumë shtrenjtime ka krahasuar me vitin e kaluar. Nuk besoj se me një rrogë mesatare mund t’i dalim deri në fund ramazanin, e sidomos se i kemi traditat për të ftuar të afërmit, familjarët në iftar, pastaj tavolinat e iftarit me qenë më plot,” u shpreh një blerës.

 

“Sa kushton shujta e një iftari, varet prej familjes, por mesatarisht vetëm familja ndër 20 euro nuk shpëton asnjë familje, fatkeqësisht…-Po me mysafirë?-E ajo shkon më tepër me siguri…Ajo varet prej buxhetit familjes,” tha një tjetër blerës.

 

Shitësit thonë se pavarësisht çmimeve që ndikohen nga importi, me ardhjen e Ramazanit ka pasur më shumë shitje.

 

“ Ka lëvizje më shumë për shkak të ramazanit, por çmimet janë pothuajse të njëjta sivjet. Varet te dogana si i doganon sepse malli shumica vjen nga jashtë. Kastraveci vjen prej Greqie, domatet të Greqisë e Shqipërisë aty marrin të gjithë më të mëdhenj, kryesorët me shumicë,” u shpreh një shitës.

 

Realiteti ekonomik sfidon qytetarët, por tradita e iftarit dhe rëndësia e muajit të shenjtë mbeten prioritet. (Alsatm)

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Artikuj të ngjashëm