Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin për shkak të rrezikut nga zjarret

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur gjendje krize në të gjithë territorin e vendit për një periudhë prej 30 ditësh, për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret në hapësira të hapura dhe zjarret pyjore. Vendimi u miratua në seancën e sotme të Qeverisë dhe hyn në fuqi më 1 gusht 2026.

 

MARKETING

 

Description of image

Sipas njoftimit zyrtar, masa është ndërmarrë për të siguruar reagim të shpejtë, të koordinuar dhe efikas ndaj situatës në terren, si dhe për të mobilizuar të gjitha kapacitetet institucionale në mbrojtje të jetës së qytetarëve, pronës së tyre dhe burimeve natyrore.

 

Me vendimin e miratuar aktivizohet edhe Shtabi Kryesor pranë Qendrës për Menaxhimin e Krizave, i cili do të jetë në funksion të përhershëm. Brenda 24 orëve, Shtabi duhet të përgatisë një plan veprimi për parandalimin dhe përballimin e zjarreve, të bëjë një vlerësim të burimeve njerëzore dhe teknike në dispozicion, si dhe të hartojë një plan për koordinimin e aktiviteteve të të gjitha institucioneve kompetente.

 

Qeveria njëkohësisht ka obliguar të gjitha organet e administratës shtetërore që të veprojnë në përputhje me dispozitat për menaxhimin e krizave dhe të vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e tyre, me qëllim garantimin e një reagimi sa më të shpejtë dhe efikas në terren.

 

Nga ekzekutivi theksojnë se shpallja e gjendjes së krizës dëshmon përkushtimin e institucioneve për të vepruar në mënyrë proaktive, me mobilizim të plotë dhe përgjegjësi të lartë në mbrojtjen e qytetarëve, mjedisit jetësor dhe pasurive natyrore të vendit.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të tjerëve në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet që...

Ramizi nga Haraçina dhuron truallin në Gjermani për xhaminë (Video)

Ramiz Tahiri nga fshati Haraçinë i Shkupit ka dhënë...

Artikuj të ngjashëm