More

    Provë bindëse e kuqezinjve, Asani rikonfirmohet “snajperi” i Shqipërisë

    Provë e mirë e Shqipërisë përballë Liechtensteinin në miqësoren e parë në prag të Kampionatit Evropian.  Kuqezinjtë fituan thellë 3-0 përballë një kundërshtari që duhet pranuar ishte modest, gjithsesi Syllvinho mori mesazhet që kërkonte nga futbollistët që ka përzgjedhur për eventin madhor të futbollit, që do të zhvillohet në Gjermani.

    Konfirmohet referencë në majën e sulmit Armando Broja, një lojtar me stof elitar, provë shumë pozitive edhe për Arbër Hoxhën në krahun e majtë, me sulmuesin e Dinamos së Zagrebit që u shfaq mjaft dinamik me lojën e tij.

    Rikonfirmohet “snajper” i Kombëtares Jasir Asani, që dhuroi një tjetër “perlë” nga repertori i tij, ndërsa Bajrami, në mesfushë, diktoi ritëm dhe fantazi.

    Një ndeshje shumë e qetë për lojtarët e mbrojtjes dhe portierin Berisha, për të cilët ky kundërshtar nuk ishte i duhuri për t’u vënë në provë.

    Sigurisht, ndeshja e radhës me Azerbajxhanin do të kërkojë një ritëm më të lartë dhe shumë më tepër impenjim nga lojtarët para ndeshjes së parë të Evropianit me Italinë më 15 qershor.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Do t’ua presim kokën”, kërcënohen me jetë, deputetët e BDI-së (FOTO)

    Deputetët aktual të Kuvendit të Maqedonisë që përbëjnë pjesën kryesore të opozitës shqiptare janë kërcënuar me jetë. Kërcënimi është dërguar...

    Kufizohet balancuesi, më shumë maqedonas e më pak shqiptarë në administrat

    Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka njoftuar se janë ndryshuar përqindjet e balancuesit, mjetit për punësim sipas përkatësisë...

    Bexheti thotë Gashi nuk respekton dygjuhësinë dhe orarin: Jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më

    Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kreu të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Bexheti...

    Policia në çdo cep të Shkupit, kontrolle të rrepta

    Dje (25.07.2024) në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 00:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar me...