Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”

Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”, Sabahudin Rustemi, dhe përgjegjësit për menaxhim me mbeturina Aki Saiti, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “Rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”.

 

Prokuroria gjithashtu kërkon që të dyshuarve, masa e paraburgimit t’u zëvendësohet me masa kujdesi. Ndërsa për Saitin, i cili është ende i punësuar në NP “Higjiena Komunale”, Prokuroria kërkoi që të largohet përkohësisht nga vendi i punës.

 

Sipas Prokurorisë, hetimi tregoi se gjatë muajit tetor të këtij viti, të dy të akuzuarit, duke mos ushtruar mbikëqyrje mbi mbledhjen, transportin dhe menaxhimin e papërshtatshëm të mbeturinave, kanë shkaktuar rrezik dhe dëme të konsiderueshme për jetën ose shëndetin e njerëzve, ose shkatërrim të florës ose faunës në shkallë më të gjerë.

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

DPHM: Maqedonia nesër do të përfshihet nga një erë e fortë deri 80 km/h

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se të premten, më...

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Pagoi mbi 338 mijë denarë për shtëpinë e re – mjeshtri nga Matka e Epërme u zhduk me paratë

Një 46-vjeçar nga rajoni i Shkupit ka denoncuar në...

Bitcoin ka kaluar 100.000 dollarë për herë të parë në histori

Çmimi i Bitcoin për herë të parë kaloi kufirin...

Artikuj të ngjashëm