Prokurori Rustemi nis “rrëfimin” për rastin “Zhvatja”

Prokurori special Burim Rustemi sapo është futur në Prokurorinë për krim të organizuar për t’u intervistuar për rastin “Zhvatja”. Përveç tij, flitet edhe se të punësuar tjerë nga PSP janë intervistuar sot.

Në Prokurorinë për krim të organizuar nga fillimi i javës  deklarata për rastin “Zhvatja” dhanë prokuroret speciale Lile Stefanova dhe Elizabeta Josifovska, ndërsa të martën  është thirrur edhe shefja e PSP-së, Katica Janeva. Prokurorja Lile Stefanova së bashku me shefen e saj Katica Janeva janë përmendur në bisedimet dhe videot e incizuara që i publikoi edicioni i gazetës italiane “La Verita”, në lidhje me rastet “Zhvatja” dhe “Perandoria”.

Hetimin për “Zhvatja” në Prokurorinë Publike e zhvillon shefja e  krimit të organizuar Vilma Ruskoska.

Tani për tani të dyshuarit e vetëm – Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski qëndrojnë në paraburgim. Prokuroria i akuzon për vepër penale “marrje të shpërblimit për ndikim kundër ligjor”, ndërsa i akuzuari i parë Jovanovski edhe për “pastrim parash dhe të ardhura tjera nga vepra penale”.

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Pagat e arsimtarëve do të rriten, por në mars të vitit të ardhëshëm

Puna jonë është të flasim hapur dhe me transparencë...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Është lëshuar urdhër arrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihajllovën

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një urdhër...

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Artikuj të ngjashëm