Presidentja falë gjashtë persona të dënuar, publikohen emrat

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka marrë vendim për faljen e gjashtë personave të dënuar, me ç’rast ata janë liruar plotësisht, pjesërisht apo me kusht nga vuajtja e dënimit me burg.

 

Faljet janë bërë në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore të Presidentit të Shtetit, dhe vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.

 

Kjo është lista e të falurve:

 

Marija Dragiša Filipoviq nga Kumanova – dënimi me burg prej tre muajsh i zëvendësohet me dënim me kusht në kohëzgjatje prej një viti.

 

Ljubica Stevan Stojçevski nga Shkupi – falje e plotë nga vuajtja e dënimit me burg.

 

Toni Milan Stojçevski nga Shkupi – falje e plotë nga vuajtja e dënimit.

 

Mete Mehmetali Pashaj nga Çorovoda, Shqipëri – i falur nga pjesa e mbetur e dënimit me burg.

 

Milan Nikola Kosanoviq nga Beogradi, Serbi – i falur pjesërisht nga pjesa e mbetur e dënimit, në kohëzgjatje prej tre muajsh.

 

Vase Gjoko Çutrov nga Negotina – i falur pjesërisht nga tri muaj të mbetura të dënimit me burg.

 

Nga Kabineti i Presidentes njoftojnë se të gjitha vendimet janë marrë pas një procedure ligjore paraprake dhe në përputhje me kriteret e përcaktuara nga Ligji për Falje.(INA)

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Shkupi mbulohet me tym nga zjarri në Bojanë

Shkupi sot u mbulua nga tymi dhe ajri i...

Artikuj të ngjashëm