E premte, 9 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

PRERJA E PALIGJSHME E DRUVE: “Masakrohet” Mali Sharr!

Më tej, nga ky institucion sqarohet se vendi ku janë gjetur personat duke prerë dru quhet “Maja e Zezë”, pronë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në menaxhim të parkut kombëtar

 

Urim HASIPI

Tetovë, 3 mars – Dy persona të cilët ditë më parë nga policia u raportuan se janë kapur duke prerë dru në atarrin e fshatit Brodec, të Malësisë së Tetovës, sipas Parkut Kombëtar, të njëjtit kanë prerë dru me moshë të vjetër nga 60 deri në 80 vjeç. Sipas informacioneve, dy personat e ndaluar janë banorë të fshatit Shipkovicë. Në një komunikim për opinion të Parkut Kombëtar Mali Sharr, bëhet e ditur se shërbimi i rojeve të këtij institucioni ka bërë kontroll më të gjerë të vendit, ku edhe janë  evidentuar dëme më të mëdha, pasi që është shkatërruar një pyll një gjendje të  mirë. “Sipas zonave mbrojtëse, vendi ndodhet në zonën e menaxhimit aktiv në kuadër të Parkut Kombëtar ‘Mali Sharr’. Përveç dëmeve aktuale nga druri i prerë në mënyrë të paligjshme, përfaqësuesit e krim teknikës kanë evidentuar dhe dokumentuar dëmet e shkaktuara në të gjithë zonën. Plantacioni në të cilin është kryer prerja ilegale është një pyll ahu në kushte të mira habitati, me moshë nga 60 deri në 80 vjeç”, kanë bërë të ditur nga Parku Kombëtar Mali Sharr.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Taravari pas mbledhjes së kryesisë: Nuk i duam ultimatumet, dalim me lista të veçanta

Pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, Arben...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads