Prej sot pagesa në para të gatshme më së shumti deri në 500 euro në RMV

Ministria e Financave e vazhdon luftën kundër ekonomisë gri dhe për këtë luftë ka kapacitet institucional, deklaroi ministri i Financave Dragan Tevdovski, raporton MIA.

Gjatë takimit të djeshëm të punës në Manastir, ministri Tevdovski konfirmoi se prej sot hyn në fuqi zgjidhja ligjore sipas së cilës në qarkullimin e pagesave, në para të gatshme do të mund të paguhet vetëm deri në 500 euro në kundërvlerë denari.

“Është kyçe se kjo masë zbatohet me qëllim që të ulet ekonomia gri dhe për këtë që me pagesë në të zezë, praktikisht iu bëhet dëm qytetarëve. Për këtë ne ndërmorëm masa për uljen e limitit për pagesën në para të gatshme dhe ajo masë zbatohet prej më herët sepse limiti i parë ishte 2.000 euro dhe me sukses realizohet, pastaj prej 1 janarit të këtij viti limiti ishte ulur në 1.000 euro, ndërsa prej nesër do të jetë deri në 500 euro. Në Ligj qartë është theksuar se prej 2.000 eurove limitin do ta ulim në 1.000 euro dhe do të ndalojmë në 500 euro. Kjo është mirë, sepse kjo është luftë kundër ekonomisë gri dhe kundër pagesave të cilat nuk janë denoncuar dhe nuk janë tatimuar. Ne kemi kapacitet institucional që ta zbatojmë këtë masë, treguam se kjo nga viti i kaluar me sukses zbatohet dhe kështu edhe do të vazhdojmë”, deklaroi dje ministri Tevdovski.

/derveni.info

Më të lexuara

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri....

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shteti qe nëntë vjet po e kërkon personin që u dënua për “vjedhjen e 150 qebapëve”

Prej nëntë vitesh, me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar, kërkohet...

Artikuj të ngjashëm