“Porta Maqedonia” nga 1 qershori do të përdoret për organizimin e ceremonive martesore

Salla ceremoniale në objektin Porta Maqedonia, e njohur edhe si Porta Triumfale në Shkup, do të jetë në dispozicion për organizimin e dasmave civile nga 1 qershori, njoftoi dje në mbrëmje Drejtoria për Menaxhimin e Librave Amë, pas një marrëveshjeje të arritur me Muzeun e Luftës Maqedonase për Pavarësi.

 

“Është arritur marrëveshje ndërinstitucionale me Institutin Kombëtar të Kulturës – Muzeu i Luftës Maqedonase për Pavarësi – Shkup, për përdorimin e sallës ceremoniale në objektin Porta Makedonia, me qëllim organizimin e ceremonive martesore dhe kryerjen e shërbimeve përkatëse për regjistrimin e martesave në regjistrin civil”, njoftoi Drejtoria për Menaxhimin e Librave Amë.

 

Për realizimin e martesave civile, salla do të jetë në dispozicion për përdorim katër ditë në javë, përkatësisht – të enjten, të premten, të shtunën dhe të dielën nga ora 14:00 deri në orën 17:30. Marrëveshja për përdorimin e objektit për këtë qëllim hyn në fuqi më 1 qershor dhe do të zgjasë deri në fund të këtij viti, duke përfunduar më 31 dhjetor, me mundësi zgjatjeje.

 

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimeve për qytetarët, duke u mundësuar atyre të kryejnë aktin e martesës në një mjedis të veçantë, dinjitoz dhe të paharrueshëm – në zemër të Shkupit”, thonë nga Drejtoria për Menaxhimin e Librave Amë.

 

Objekti Porta Macedonia u hap në vitin 2012, si pjesë e projektit Shkupi 2014.

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Është lëshuar urdhër arrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihajllovën

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një urdhër...

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm