Sot (04.10.2025) rreth orës 15:40, në autostradën Shkup-Veles, pranë kryqëzimit Kadino, punonjës të policisë nga Njësia Mobile për Sigurinë e Trafikut kanë vërejtur një motoçikletë të markës “Sanyo” me targa të Shkupit që lëvizte para tyre.
Pasi e pa policinë, drejtuesi i motoçikletës hodhi një qese me rreth një kilogram marihuanë, e la motoçikletën dhe u largua në këmbë. Është përcaktuar identiteti i tij dhe po ndërmerren masa për kapjen e tij.

