E martë, 20 Maj, 2025
22.4 C
Skopje

Personat me nevoja të veçanta nga Shkupi, kërkojnë qasje në objektet fetare

Shoqata e personave me nevoja të veçanta “SOS VITA” – Shkup kërkon nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, por edhe Bashkësive tjera fetare që kërkesa e tyre që në objektet fetare të ketë qasje dhe vendkalim për personat me nevoja të veçantë, sepse kjo sipas kryetarit të kësaj shoqate, Ertan Shaqiri, është e drejtë e garantuar ndërkombëtarisht.

Sipas Shaqirit është për të ardhur keq se si ka mundësi promovohen projekte me vlera qindra mijëra euro, ndërsa nga ana tjetër nuk janë planifikuar vendkalime për karrocat me të cilat lëvizin personat me nevoja të veçanta.

“Duhet ta ketë parasysh edhe kryetari i BFI-së, por edhe Kisha Ortodokse që duhet të kenë vendkalime për personat me nevoja të veçanta, sepse edhe ata janë njerëz. I bëj apel edhe kryeministrit të vendit që ta ketë parasysh këtë punë, se kur të bëhet një investim 600 apo 700 mijë euro, ta ketë parasysh se personat me nevoja të veçanta do të kërkojnë të drejtën e tyre.”, – deklaroi kryetari i Organizatës “SOS VITA”, Ertan Shaqiri.

Shoqata “SOS VITA” numëron 425 anëtarë dhe sipas Shaqirit, nëse kjo kërkesë nuk merret për bazë dhe kërkesa e tyre hasë në vesh të shurdhur, ai do të ngrit një iniciativë që në bashkëpunim me disa organizata maqedonase ta kërkojnë të drejtën e tyre përmes një proteste masive. Sipas tij, me këtë problem ballafaqohen jo vetëm në objektet fetare, por edhe në institucionet e vendit.

Më të lexuara

Një maturant gjendet i vdekur

Dje në hyrje të Strumicës, në lokacionin prapa magazinës...

Blerant Ramadani jep dorëheqje nga detyra e Kordinatorit Nacional

Sekretari i përgjithshëm i ASh-së Blerant Ramadani sot ka...

Elfete Ismaili jep dorëheqje nga posti i Zëvendës Ministres së Mbrojtjes

Elfet Ismaili ka dhënë dorëheqjen e saj të parevokueshme...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin...

Fetai: Kryeministri Mickoski ka bërë shumë për shqiptarët

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në emisionin ClickPlus, ka dalë në...

Reagon ASH: Qeveria monoetnike të ndal së përdoruri aparatin shtetëror si mjet represioni kundër shqiptarëve

Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet njl reagimi ka shprehur "indinjatën...

Joe Biden diagnostikohet me një “formë agresive” të kancerit të prostatës

Zyra e ish-presidentit të SHBA-së, Joe Biden, njoftoi të...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads