
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë gjatë ditës së sotme Komuna e Sarajit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke rrezikuar pronat e qytetarëve.
Në terren për të ndjekur nga afër situatën dhe për të koordinuar masat emergjente kanë dalë:
Kryetari i Komunës, Muhamet Elmazi, Ministri i Ekologjisë, Muhamet Hoxha, Zëvendëskryeministri, Bekim Sali

Autoritetet kanë deklaruar se po monitorojnë situatën nga afër dhe se ekipet komunale dhe ato të shërbimeve emergjente janë angazhuar për pastrimin e kanaleve të ujit dhe parandalimin e dëmeve më të mëdha.
Qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat e ulëta dhe pranë lumenjve.
Institucionet kompetente kanë siguruar se do të vazhdojnë të jenë në gatishmëri deri në stabilizimin e plotë të situatës.

