Përgatitja e shportës mesatare të konsumit është në fund, afati për miratim është 30 qershori

Përgatitja e shportës mesatare të konsumit është në fund, ndërsa afati për miratimin e saj është 30 qershori. Është shqyrtuar nga anëtarët e Këshillit Ekonomik – Social (KES), janë dorëzuar vërejtjet nga ana e tyre dhe tashmë po përpunohen, tha sot ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

 

Durmishi në konferencë për media informoi se shporta do të vendoset në rend dite në mbledhjen e ardhshme të KES, do të shqyrtohet dhe nëse ka nevojë edhe për diçka tjetër, do të shtohet. Nëse jo dhe nëse të gjitha palët pajtohen, atëherë do të publikohet dhe do të jetë në dispozicion për qytetarët.

 

Thirrje publike për mbështetje financiare për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme dhe zejtarët, me çka janë siguruar 11 milionë e 340 mijë denarë, ka publikuar sot Ministria e Ekonomisë

 

Për momentin, siç theksoi, në fokus është agjenda e reformave për përmbushjen e së cilës janë angazhuar të gjitha burimet e Ministrisë.

 

“Pas zgjedhjeve lokale, këto muaj kemi punuar shumë dhe me përkushtim në agjendën e reformave. Po investojmë të gjitha burimet që kemi në Ministri në agjendën e reformave. Shporta mesatare e konsumit është pothuajse e përfunduar, duhet të bëhen disa punë teknike. Grupet e punës tashmë po punojnë për përmbushjen e hapave, ndërsa afati është 30 qershori. ua shpërndamë të gjithë anëtarëve të KES-it, është shqyrtuar prej tyre. Po përpunojmë kritikat dhe vërejtjet që kishin. Kur të kemi seancën e radhës të KES-it, pasi të kemi përmbushur hapat e agjendës së reformave, do të përqendrohemi në ato vërejtje, kritika dhe sugjerime që na dhanë për t’i futur në shportën e konsumit. Do t’i vendosim dhe shporta do të jetë në dispozicion”, shpjegoi ministri.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Xhaferi për vizitë në Komunën e Manastirit

Kryeministri Talat Xhaferi sot do ta vizitojë Komunën e...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Po e tall që nga mbrëmë, Mozzik i përgjigjet Noizyt

Këngëtari i njohur Mozzik, i shoqëruar nga avokati i...

Artikuj të ngjashëm