E premte, 9 Maj, 2025
21.8 C
Skopje

Përfundon epoka e orëmatësve të parregullt/ Paisja e sofistikuar në bodrum – qytetarët “rrjepen” me faturat për rrymën?!

Ministrja për Energjetikë, Xehtari dhe Lëndë Minerale, Sanja Bozhinovska ka kërkuar që në afat sa më të shkurtër, Byroja për Metrologji ta vendos në funksion pajisjen e sofistikuar për testimin dhe verifikimin e orëmatësve, e cila për shkak të papërgjegjësisë ka mbetur e pashfrytëzuar.

 

Bëhet fjalë për maqinën – sistem me tri faza për matjen e energjisë elektrike dhe fuqisë, e cila më shumë se 7 vite qëndron e papërdorur në bodrumin e Byrosë.

 

Me vënien në funksion të kësaj pajisjeje, qëllimi përfundimtar, është që krahas verifikimit të orëmatësve, të shqyrtohet nëse janë në rregull, për të cilën Ministrja Bozhinovska insiston të zbatohet për shkak të ankesave dhe kërkesave të shumta të qytetarëve.

 

Nga Byroja për Metrologji kanë siguruar se shumë shpejt do të shpallet tenderi për verifikimin e funksionalitetit, instalimit dhe vënien në përdorim të pajisjes si dhe do të trajnohen punonjësit për të nis kontrolli I orëmatësve të rrymës elektrike.

 

Me këtë masë, qytetarët do të kenë mundësi që në mënyrë të pavarur të kontrollohet saktësia e orëmatësve, drejtpërdrejt në institucion shtetëror.

 

Njëkohësisht, kjo do të jetë edhe një mekanizëm shtesë për kontrollin e kompanive që instalojnë dhe mirëmbajnë orëmatësit, me çka do të sigurohet drejtësi më të madhe në faturimin e rrymës së harxhuar dhe do të zvogëlojë mundësitë për parregullsi. /tvklan.mk/

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads