Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, është vendosur ndalim për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Gostivar-Kërçovë, përmes qafës malore Strazhë.
Shoferëve u këshillohet të respektojnë masat dhe të ndjekin gjendjen në terren për sigurinë e tyre.
Siç njofton LAMM, ndalimi vlen edhe për aksin rrugor dega Mavrovë-Dibër.