E premte, 25 Prill, 2025
12.8 C
Skopje

Grenell kërkon t’i ndalet financimi Gjykatës Speciale në Hagë: Është e gjitha politike

I dërguari i presidentit Donald Trump për misionet speciale, Richard Grenell ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Speciale në Hagë, duke e quajtur atë një institucion të politizuar dhe duke kërkuar shfuqizimin e financimit të saj.

 

Reagimi i tij erdhi si rezultat i disa pretendimeve se brenda Gjykatës Speciale ekziston një frymë anti-Trump.

 

 

Grenell i cili ka qenë i zëshëm kundër gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në një postim në “X” ka shkruar se miliarda janë shpenzuar dhe shpërdoruar.

 

“Shfuqizoni financimin e kësaj gjykate! Është e gjitha politike. Miliarda janë shpenzuar dhe shpërdoruar.”

 

 

Gjykata Speciale apo Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

 

Gjykata është themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar dhe ka selinë në

Hagë.https://x.com/RichardGrenell/status/1911223775619580220?t=HZhmXniBuqkwyc3IufR0aQ&s=19

 

 

 

Më të lexuara

Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje...

“Luftë” e madhe në Hasanbeg – berberat i rritën çmimet, reagojnë ashpër banorët

❌ Reagim ndaj Rritjes së Çmimeve nga Berberët në...

Stevço Jakimovski dënohet me tre vjet e gjysmë burg

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski është dënuar...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Shkupjani i ka dhënë 23.000 euro për ta punësuar nipin, pasi nuk e punësoi e denoncoi mashtruesin

Më 23.04.2025, në orën 19:30 në SPB Shkup, një...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads