More

    Peng që nga qershori 2023, Kuvendi rikthen Avokatin e Popullit më 13 shkurt! Në të njëjtën seancë votohen edhe ndryshimet në Kod për votën e Diasporës

    Shtatë kandidatët për Avokat Populli që kanë kaluar filtrin e Komisionit të Ligjeve dhe kanë marrë firmat mbështetëse të deputetëve, do të mësojnë më 13 shkurt nëse ndonjëri do të zgjidhet në këtë post.

     

    Esiona Konomi

    Esiona Konomi

    31 Janar, 17:42 | Përditesimi: 31 Janar, 19:12

     

     

    Share

     

     

     

    Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit

    TIRANË – Çështja e Avokatit të Popullit, zgjedhja e të cilit qëndron peng i politikës që nga qershori 2023, do të rikthehet sërish në parlament në seancën e 13 shkurtit. Shtatë kandidatët për Avokat Populli që kanë kaluar filtrin e Komisionit të Ligjeve dhe kanë marrë firmat mbështetëse të deputetëve, do të mësojnë më 13 shkurt nëse ndonjëri do të zgjidhet në këtë post.

     

    Pasi procesi ngeli peng i dialogut politik që nga qershori i vitit 2023, Kuvendi e ka vendosur t’i hedhë në votim, seancën e 13 shkurtit. Emrat janë mbështetur me firma vetëm nga opozita, ndërsa do t’i nënshtrohen votës së deputetëve në parlamennt për të siguruar 84 vota.

     

    1 nga 7 emrat, Vitore Tusha, Bledar Dervishaj, Tartar Bazaj, Besim Ndregjoni, Dardan Mustadaj, Edison Frangu dhe Erald Aga do të duhet të marrë edhe mbështetjen e socialistëve në mënyrë që të zërë vendin e Erinda Ballancës. Kjo e fundit është zgjedhur që në 2017, por qëndron ende në detyrë pavarësisht përfundimit të mandatit.

     

    Tubimi mbrëmjen e djeshme para kryeministrisë kundër shtetit bektashi, në hetim avokati Altin Goxhaj, policia: Nuk kishte lejen për protestë

    LEXO EDHE:

    Tubimi mbrëmjen e djeshme para kryeministrisë kundër shtetit bektashi, në hetim avokati Altin Goxhaj, policia: Nuk kishte lejen për protestë

     

    Në vitin 2023, në seancë plenare, Rama nuk pranoi të votonte një prej emrave të sjellë nga PD, Ledio Brahon, me argumentin se “nuk do të votonte një avokat partie”. Në të njëjtën seancë, opozita nuk i dha votat e saj që Ardian Dvorani të bëhej gjyqtar kushtetues.

     

     

    Burime për Report Tv bëjnë me dije se po në seancën e 13 shkurtit do të kalohen për votim edhe një draft për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për votën e diasporës. Kjo pikë pritet me interes për t’u parë, pasi opozita ka kushtëzuar votën e saj duke kërkuar që të votojnë edhe emigrantët me dokumente të huaja. Por, mazhoranca nuk e pranon këtë pikë, duke thënë se opozita po krijon alibi për humbjen e radhës.

    G.K/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Erald Aga Edison Frangu Dardan Mustafaj besim ndregjoni tartar bazaj Vitore Tusha bledar dervishaj Parlamenti Tirane avokati i popullitKomento

    Komente

    Real:31/01/2025 19:35Nuk mbeti peng jooo por e lane enkas ndyresiren Ballanca qe te zgjidhnin rehat antaret e KLP dhe KLD. Ajo fole ndyresirash vetem Avokat i Popullit nuk mund te quhej, por fole e korupsionit te palo komisionereve qe duhet patjeter te jene subjekt i SPAK per zullumet dhe rryshfetet qe kane marre. Mjafton te shikoni si eshte rritur pasuria e ketyre maskarenj komisionereve.Përgjigju

    Sondazhi i ditës:1 Shkurt, 08:43

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?

    Pozitive Negative I dyzuar

    Lajme të tjeraPërndiqte 4 të mitura vazhdimisht, arrestohet 41-vjeçari nga Fushë-Kruja! Në hetim dhe një 35-vjeçar pasagjer në makinën e të arrestuaritPërndiqte 4 të mitura vazhdimisht, arrestohet 41-vjeçari nga Fushë-Kruja! Në hetim dhe një 35-vjeçar pasagjer në makinën e të arrestuarit1 Shkurt, 16:11Tiranë/ Rrugorja nis aksion për lirimin e hapësirave publike nga parkimet e gabuaraTiranë/ Rrugorja nis aksion për lirimin e hapësirave publike nga parkimet e gabuara1 Shkurt, 14:32Kabanis me postë nga Tajlanda në Tiranë, 3 të arrestuar! Zbardhet skema, porosia bëhej me rroba ( EMRAT + FOTO) Kabanis me postë nga Tajlanda në Tiranë, 3 të arrestuar! Zbardhet skema, porosia bëhej me rroba ( EMRAT + FOTO)Sokol Dema

    Sokol Dema

    1 Shkurt, 11:09Kavajë/ Lëvizte me pistoletë me vete, shoqërohet në polici 12-vjeçari Kavajë/ Lëvizte me pistoletë me vete, shoqërohet në polici 12-vjeçari 1 Shkurt, 10:10Tiranë/ Vidhnin banesa dhe biznese, 2 të arrestuar, sekuestrohet një pistoletë dhe municion luftarak (Emrat)Tiranë/ Vidhnin banesa dhe biznese, 2 të arrestuar, sekuestrohet një pistoletë dhe municion luftarak (Emrat)1 Shkurt, 09:53Tiranë/ I morën me dhunë 1 mijë euro 35-vjeçarit, një i arrestuar, tjetri në kërkim (VIDEO)

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Shtrenjtohet nafta dhe benzina në Maqedoni

    Nafta prej sot në mesnatë shtrenjtohet për një denar për litër, ndërsa çmimi i benzinave dhe i vajit ekstra...

    Ministria e Shëndetësisë propozon mbajtjen e maskave në spitale dhe ndalimin e vizitave te pacientët e shtruar

    Mjeku Aleksandar Petliçkovski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive, ka theksuar se ky vit është më ei butë, me...

    Shqiptari nga Shkupi bëhet ministër në Siri

    Shqiptari nga Çairi, Abu Qatada Albani, është bërë ministër në Siri. Albani, i njohur edhe si Abdul Jashari, udhëhoqi...

    Hiqet tabela pa gjuhën shqipe afër Gllumovë

    Shkup, 17 shkurt – Një fotografi e dërguar në adresë të gazetës KOHA, e ku shihet se tabela e...