
Pas artikullit që www.derveni.info bëri dje lidhur me gjendjen katastrofale me papastërtinë dhe barin e rritur gjithandej në qendrën rekreative Matka, sot herët në mëngjes ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbrime” të Qytetit të Shkupit kanë ndërrmarë aksion për pastrimin dhe rregullimin e hapsirave të gjelbërta në Matkë. Në aksion siç duket edhe në foto janë angazhuar ekipe të puntorëve të ndërrmarjes me makineri adekuate dhe kanë pastruar hapsirën nga mbeturinat dhe kanë kositur barin dhe shkurret.

Kjo është edhe një shenjë e përgjegjsisë në punën që po bën drejtori i ndërrmarjes Ardijan Muça dhe ekipi i tij, gjithashtu edhe rezultat i ndikimit pozitiv që bejnë mediumet lokale dhe rrjetet socijale për të mirën e shoqërisë.
Apelojmë deri te vizitorët e Kanjonit të Matkës që të jenë më të kujdesshmëm me sjelljen e tyre me qëllim që të rrespektohet djersa dhe mundi i puntorëve të palodhshëm që punojnë për ti zbukuruar hapsirat publike.
/derveni.info

