Në prag të kampionatit europian në kajak i cili në periudhën nga 28 Korrik deri më 5 Gusht do të mbahet në qendrën për sport dhe rekreacion “Matkë”, ekipet e NP “Higjiena Komunale” Shkup, sot dhe gjatë disa ditëve në kalim pastruan gjithë hapësirën e Qendrës , njofton derveni.info
Në kuadër të aktiviteteve të NP “Higjiena Komunale” -Shkup është bërë fshirja si dhe largimi i të gjitha mbetjeve të shkapërderdhura mbi sipërfaqet e gjelbërta, jashtë enëve për hedhje të mbeturinave.
“Me rastin e mbajtes së kampionatit europian në kajak, i cili deri më 5 Gusht do të zvhillohet në qendrën për sport dhe rekreacion “Matkë” , NP “Higjiena Komunale” -Shkup gjatë kësaj periudhe me ekipet e veta kujdestare për çdo ditë do të kujdeset për higjienën në “Matkë” me qëllim që të gjithë pjesëmarrësit dhe mysafirët të kënaqen në këtë ngjarje sportive në kushte sa më të këndshme dhe atraktive” – deklaroi drejtori i NP “Higjiena Komunale” Shkup, Abdusamed Shabani./derveni.info