Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) paralajmëron mot me diell dhe të ngrohtë për ditën e sotme. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të jetë nga një deri në shtatë gradë Celsius, ndërsa ajo ditore do të lëvizë nga 18 deri në 28 gradë.
Edhe në Shkup moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura do të lëvizë nga katër gradë në mëngjes, deri në 27 gradë gjatë ditës.
Për nesër, sinoptikanët paralajmërojnë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit, herë pas here do të jetë më e fuqishme nga drejtimi jugor. Temperatura gjatë ditës do të lëvizë ndërmjet 20 dhe 27 gradë Celsius.
Sipas DPHM-së, nga fundi i javës priten reshje të përkohshme lokale të shiut dhe shfaqje të bubullimave të rralla.

