​Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

​Kryetari i ri i Komisionit Rregullator për Energjetikë , Aco Ristov, deklaroi se po analizohet metoda e llogaritjes së faturave të energjisë elektrike, e cila aktualisht bazohet në grupe të veçanta të konsumatorëve përmes bllok-tarifave. Sipas Ristov, po kërkohet një “zgjidhje më e drejtë” për pagesën e rrymës së shpenzuar, pasi ai konsideron se ka hapësirë për ndryshime, meqenëse qytetarët tani paguajnë çmime të ndryshme për të njëjtin produkt.

​”Është e mundur të vendosim një model të ri, më të drejtë.

 

Grand Kozmetik

Është e padrejtë që e njëjta rrymë të paguhet me çmime të ndryshme. Nuk mund të ekzistojnë disa çmime për të njëjtin produkt. Do të shqyrtojmë përvojat e deritanishme dhe do të bëjmë analizë,” deklaroi Ristov.

 

​Katër bllok-tarifat për energjinë elektrike në Maqedoni u vendosën nga qeveria e kaluar në vitin 2022. Qëllimi, siç u shpjegua atëherë, ishte mbrojtja dhe stimulimi i konsumatorëve të vegjël, amortizimi i goditjes së çmimeve nga kriza energjetike e asaj kohe dhe inkurajimi i kursimit.

​Ekspertët: Do të përfitojnë të pasurit, do të goditen të varfrit

 

​Sipas vlerësimeve të ekspertëve, energjia elektrike mund të shtrenjtohet drastikisht me ndryshimin e paralajmëruar. Më së shumti pritet të përfitojnë konsumatorët e mëdhenj, të cilët deri më tani paguanin çmimin më të lartë për kilovat-orë. Nga ana tjetër, kjo do të godiste familjet që shpenzojnë më pak rrymë, ndërsa më të rrezikuarit do të ishin pensionistët dhe personat që jetojnë vetëm.

 

​Deniz Mustafaoglu nga Shoqata e Inxhinierëve të Energjetikës, në një deklaratë për TV “24”, thotë se deklarata e Ristov për heqjen e bllok-tarifave i duket e paargumentuar dhe dyshon se ky mendim ndahet nga anëtarët e tjerë të Komisionit.

​”Kryetari i KRRE-së po përpiqet t’i bëjë qejfin EVN-së, që të mund të vazhdojë të lëshojë fatura që nuk janë reale me energjinë e shpenzuar. Ai dëshiron t’i thjeshtojë gjërat duke vendosur një çmim mesatar të rrymës. Kur bëmë vlerësimet, doli se do të kemi rrymë për 34 përqind më të shtrenjtë,” thotë Mustafaoglu.

 

​Reagimi i partisë “E Majta” (Levica)

​Partia “E Majta” konsideron se ndryshimet e propozuara do të godasin drejtpërdrejt qytetarët më të varfër. Sipas tyre, me heqjen e bllok-tarifave, energjia elektrike do të trajtohet si mall klasik tregu me çmim unik.

 

​”Nëse KRRE merr një vendim të tillë, kjo do të jetë goditje direkte mbi më të varfrit. Sipas llogaritjeve, një familje që kursen rrymë dhe mbetet në bllokun e parë, do të paguante deri në një të tretën çmim më të lartë në nivel vjetor,” thonë nga kjo parti.

​Partia gjithashtu akuzon se Ristov po vihet në shërbim të kapitalit privat dhe në anën e “EVN Home”. Në reagim theksohet gjithashtu se KRRE nuk i është qasur problemit të faturave pa lexim real të sahatit, as mundësisë për zgjerimin e tarifës së lirë.

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Xhaferi për vizitë në Komunën e Manastirit

Kryeministri Talat Xhaferi sot do ta vizitojë Komunën e...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Në tri minuta, Xiaomi bën “kërdinë” me shitjen e makinave elektrike!

Xiaomi ka arritur rekord me shitjen e më shumë...

Artikuj të ngjashëm