More

    “Pakti” Kosovë – Shqipëri – Kroaci “në kohë rreziqesh” – çfarë nënshkruan tre aleatët ballkanikë sot në Tiranë

    Ruajtja e paqes në rajon, mjedisi i brishtë i sigurisë dhe rreziqet gjeopolitike u përmenden sot në Tiranë, ku Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan një deklaratë për ta forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Mediat kroate njoftuan se në këtë “paktin” ushtarak trilateral janë të hapura dyert edhe për anëtarin e katërt Bullgarinë.

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë nënshkruar sot në Tiranë një deklaratë trepalëshe për të bashkëpunuar më fort në fushën e mbrojtjes.

    Sipas mediave, kroate që shkruan për ngjarjen dyert janë të hapura edhe për anëtarin e katërt Bullgarinë.

     

    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci tha se ky “nuk është kërcënim ndaj askujt” por “angazhim shtesë për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor”.

     

    Me këtë deklaratë të nënshkruar, ai tha se “Shqipëria, Kroacia dhe Kosova do të jenë bashkë edhe më fuqishëm përballë sfidave dhe synimeve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”.

     

    Deklarata, siç tha Maqedonci, përfshin “forcim të bashkëpunimit dhe avancim të hapave për mbrojtjen e territoreve dhe të njerëzve tanë; për të kontribuar për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare; si dhe për prodhimtarinë e industrisë së mbrojtjes”. Për këtë, ai tha se “Shqipëria, Kroacia dhe Kosova, do të angazhohen për forcimin e lidhjeve mes tyre, rritjen e ndërveprueshmërisë mes ushtrive të tri shteteve tona përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta; rritjen e angazhimit për t’i luftuar kërcënimet hibride dhe për tu mbrojtur prej tyre; bashkërendimin e politikave për integrime euroatlantike dhe me theks të veçantë ndihmën e nevojshme ndaj Kosovës për tu integruar në nisma rajonale të mbrojtjes dhe të sigurisë”.

     

    Shqipëria dhe Kroacia “do të vijojnë ta mbështesin Kosovën në aspiratën e saj për integrim të plotë në strukturat rajonale dhe euroatlantike”, tha ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, pas nënshkrimit të kësaj deklarate të përbashkët.

     

    “Në Tiranë nënshkruam me Kroacinë dhe Kosovën, Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të aftësive mbrojtëse, zhvillimit të industrisë dhe teknologjisë së mbrojtjes, si dhe përmirësimit të ndërveprimit ushtarak në rajon”, tha ai.

     

    “Në një mjedis sigurie të brishtë, angazhimi ynë për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse është më i fortë se kurrë!”, tha Vengu.

     

    Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anušić përmendi rreziqet gjeopolitike dhe ato të sigurisë në Europën juglindore.

     

    “Në Tiranë, së bashku me ministrat e mbrojtjes të Shqipërisë dhe Kosovës, nënshkruam një deklaratë me të cilën forcojmë bashkëpunimin tonë trepalësh. Të vetëdijshëm për rreziqet gjeopolitike dhe të sigurisë në juglindje të Europës, jemi të vendosur t’i forcojmë më tej marrëdhëniet mes tri vendeve tona përmes promovimit të kapaciteteve mbrojtëse, zhvillimit të industrisë së mbrojtjes dhe shkëmbimit të njohurive dhe përvojave ushtarake”, tha ai.

     

    Anušić tha se “Kroacia, pas 35 vitesh pavarësi si anëtare e NATO-s dhe BE-së, ka njohuri të vlefshme që dëshiron t’i ndajë me aleatët e saj”.

     

    “Me këtë nismë, e cila do të përfshijë edhe vende të tjera të interesuara nga rajoni i Europës Juglindore, ne e forcojmë pozicionin tonë brenda NATO-s dhe BE-së dhe kontribuojmë në një rajon më të qëndrueshëm dhe më të sigurt”, tha ministri kroat.

    Ministrat e lanë të hapur mundësinë që kësaj aleance t’i bashkohen edhe vende të tjera të rajonit.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    13,000 euro kërkoi për të “kry” punë në Komunën e Mavrovës! Rast i ri i Korrupsionit

    Më 19,03,2025 Departamenti kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda ka zbuluar një rast të ryshfetit, me çka...

    Këta janë emrat e të zhdukurve që u gjetën në varrezën masive në Bishtazhin

    Pas 26 pranverash në pritje e ankth të familjeve, 11 të zhdukur gjatë luftës janë gjetur dhe identifikuar në...

    Apasiev kërkon dorëheqjen e Toshkovskit: Licenca e falsifikuar është rinovuar në kohën tuaj

    Lideri i së majtës, Dimitar Apasiev, ka kwrkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski pas tragjedisw...

    Vdekja e Vedat Ademit në spitalin e Kumanovës/ Taravari: Kërkoj me insistim nga organet e drejtësisë të zbatojnë ligjin rreptësishtë

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari është prononcuar në lidhje me vdekjen e dyshimtë të 32-vjeçarit Vedat Ademi në Spitalin...