Paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në korrik të këtij viti ishte 48.499 denarë, që paraqet një rritje prej 7,1 për qind krahasuar me korrikun e vitit 2025, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave.
Rritja, para së gjithash, i atribuohet rritjes së pagës mesatare mujore neto në sektorët:
• Veprimtari financiare dhe sigurime – 10,7%;
• Furnizim me ujë; largim i ujërave të zeza, menaxhim me mbeturinat dhe veprimtari për rehabilitimin e mjedisit – 10,4%;
• Veprimtari të lidhura me pasuritë e paluajtshme – 9,6%.
•
Krahasuar me muajin paraprak, rritje të pagave është shënuar në sektorët:
• Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike – 4,3%;
• Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave – 3,2%;
• Ndërtimtaria – 2,3%.
Ndërkaq, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në korrik ishte 72.935 denarë.

