More

    Pacolli me paralajmërim të ashpër për Kurtin e Osmanin

    Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka komentuar deklaratën e Presidentes Vjosa Osmani, e cila kur u pyet për pretendimet e tij se ajo dhe Kryeministri Albin Kurti i kanë kërkuar për të komunikuar me kryeterroristin Milan Radojiçiq pët t’i siguruar votat që do të mundësonin zgjedhjen e saj si presidente, tha se “tash është kohë zgjedhjesh, lloj-lloj deklaratash dëgjoni”

    Pacolli tha se Osmani po “gënjen”, teksa bëri edhe një paralajmërim për të dhe Kurtin, ku tha se të gjitha i ka të telefon dhe se vetëm po pret që ata të dalin e të thonë se s’ka ndodhur ashtu, shkruan Reporteri.net.

    “Nëse ajo e ka mendu që unë e kam thanë për fushatë atë, gënjen Presidentja, nëse e ka mendu në mënyrën negative…Më vjen keq, gënjen edhe është pafytyrësi e cdo kujt që do me mohu një gjë të tillë. I kom unë në telefon të gjitha, por unë po pres kur t’më thotë presidentja që s’ka qenë ashtu edhe Albin Kurti, ne ua demonstrojmë ato krejt. Unë kom thanë nëse ata kanë dashtë me hy në këtë polemikë, unë i ftoj ata”, ka deklaruar Pacolli në DPT te Fidani.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Misterioz dhe i kamufluar! Audi po teston modelin e ri RS5 në rrugët e Shkupit?

    Besoni ose jo, në rrugët e Shkupit është parë një prototip që po teston marka e veturave Audi, përcjell...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot paradite do të jetë me paraqitje të mjegullës apo vranësirave të ulëta nëpër disa lugina. Gjatë ditës...

    Shqipëria, vend ideal për t’u vizituar edhe gjatë dimrit (FOTO)

    Në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Mirror”, Shqipëria sugjerohet të vizitohet jo vetëm gjatë verës,...

    Brukseli jo ndryshimeve Kushtetuese me prapaveprim?! Murtezani: Është e pranueshme çdo zgjidhje që do të na japë garanci

    Pas mesazheve të disa përfaqësuesve të Brukselit se ideja për ndryshime kushtetuese me prapaveprim është e papranueshme, ministri për...