Osmani reagon për Medresenë ”Isa Beu”: Vendimi i kryeministrit shqiptar u anulua që tani të luajnë teatër

Nënkryetari i BDI-së Bujar Osmani përmes një postimi në Facebok ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për njohjen e diplomave të Medresesë ”Isa Beu” në Shkup.

Osmani është kritik duke vë theksin siç thotë tek mashtrimet e VLEN-it meqë sipas tij qëllimi i vërtetë i Qeverisë është të anulojë të gjitha të drejtat e fituara përmes Gjykatës Kushtetuese. Ai përmend vendimin e Kryeministrit të parë shqiptar për Medresenë ”Isa Beu” i cili u anulua dhe u kufizua që tani të luajnë teatër.

”Qëllimi i Qeverisë-së është i qartë: të anulojë të gjitha të drejtat e fituara përmes Gjykatës Kushtetuese, ta lë gjurmën e saj përmes interpretimeve që bllokojnë çdo përpjekje të ardhshme, pastaj të simulojë zgjidhje para zgjedhjeve dhe as ato mos t’i çojë në Kuvend.

E ka bërë me balancuesin. Gjykata e anuloi, dha interpretim që e bën të pamundur çdo balancues tjetër, qeveria bëri sikur solli ligj por pa substancë e që s’u miratua kurrë. E njëjta me vendimin për medresenë, që ishte miratuar nga kryeministri i parë shqiptar: u anulua, u kufizua me interpretim, dhe tani luajnë teatër që do bjerë sërish nesër në Gjykatë me kërkesë të Qeverisë.

Nuk është problemi që vleni mashtron por qe arsyeton strategjine e anulimit dhe simulimit”, shkruan Bujar Osmani

Më të lexuara

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur rritjen e...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Shkupi mbulohet me tym nga zjarri në Bojanë

Shkupi sot u mbulua nga tymi dhe ajri i...

Artikuj të ngjashëm