More

    Osmani në mënyrë unike e shënon Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

    Në mënyrë të veçantë, kandidati shqiptar për president Bujar Osmani, nga Fronti Europian, ka shënuar Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin. Fillimisht me anë të podkastit të tij, INFORMALE, ku të ftuar kishte profesorin universitar Bujar Hoxha. Temë diskutimi në mes profesorit dhe kryediplomatit ishte autizmi dhe sfidat e prindërve.

    grup fëmijësh dhe prindërit e tyre ndriçuan ndërtesën e Ministrisë së Jashtme, në kuadër të fushatës “Light It Up Blue” dhe në shenjë të përkrahjes së shtetit për familjet dhe personat e prekur nga spektri autik.

    “T’i tejkalojmë sfidat me të cilat përballen personat me autizëm në gëzimin e të drejtave elementare të njeriut, që të mos mënjanohet askush! Le të bëjmë përpjekje të përbashkëta për të përmirësuar cilësinë e jetës së personave me autizëm në mënyrë që të ndjehen se janë pjesë e shoqërisë, dhe se ata dhe familjet e tyre nuk janë vetëm!”, ka porositur Osmani përmes videos së shpërndarë në rrjetet sociale.

    YouTube video player

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Do t’ua presim kokën”, kërcënohen me jetë, deputetët e BDI-së (FOTO)

    Deputetët aktual të Kuvendit të Maqedonisë që përbëjnë pjesën kryesore të opozitës shqiptare janë kërcënuar me jetë. Kërcënimi është dërguar...

    Kufizohet balancuesi, më shumë maqedonas e më pak shqiptarë në administrat

    Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka njoftuar se janë ndryshuar përqindjet e balancuesit, mjetit për punësim sipas përkatësisë...

    Bexheti thotë Gashi nuk respekton dygjuhësinë dhe orarin: Jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më

    Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kreu të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Bexheti...

    Policia në çdo cep të Shkupit, kontrolle të rrepta

    Dje (25.07.2024) në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 00:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar me...