Gazetari tetovar, Urim Saliu thotë se në zgjedhjet e 12 prillit 2020 në Maqedoninë e Veriut do të ndodhin dy gjëra interesante. Sipas tij, ose BDI do të shkojë në opozitë ose opozita do të shkojë në histori, përcjell TS.
“Përçarësit e opozitës shqiptare në Maqedoni po marrin formë dhe shumë shpejtë do dihen saktë,por kjo përbën një lajm të mirë për BDI në që i konvenojnë këto situata.12 Prilli është beteja e fundit politike në Maqedoninë e Veriut .Ose BDI shkon në opozitë,ose opozita shkon në histori.Rrugë tjetër nuk ka” ka shkruar Saliu, përcjell TS.
Ndryshe edhe pse është herët deri në dorëzimin e listave për deputetët, nuk ka sinjale për një bashkëpunim mes opozitës shqiptare. Alternativa e Afrim Gashit edhe pse është pjesë e qeverisë, tenton të thirret si parti opozitare për të bashkëpunuar me ASH-në e Selës në këto zgjedhje. Zëra të ndryshëm thonë se nëse ASH shkon me Alternativën, BESA do të shkojë me PDSH-në dhe BDI do të garojë sërish e vetme.

