E premte, 9 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

NXËNËSIT E SARAJIT ÇDO DITË NË RREZIK, RRUGA PËR NË SHKOLLË PA ZEBRA DHE SHENJA KOMUNIKACIONI , KOMUNA NË HESHTJE

Sfida me e madhe e nxënësve të shkollës fillore në Saraj është kalimi i rrugës kryesore.

Për të arritur në shkollë, ata duhet ta kalojnë përmes kësaj rruge e cila nuk ka zebra.

Nxënësit thonë se pikërisht  në këtë rrugë brenda dy muajveveturat kanë goditur dy fëmijë.

“Prej një muaji e gjysmë që ka filluar shkolla këtu ka pasur dy incidente, dy fëmijë janë shtypur nga makinat, një ka ndodhur atje më poshtë, ku shkojnë fëmijët në shitore.

Jo asnjëherë s’ka pas këtu, edhe ka nevojë për viza të bardha “, deklaroi një nxënës.

Kjo rrugë lidhë 10 fshatrat e komunës së Sarajit,ndërsa nuk ka asnjë shenjë komunikacioni që sinjalizon kalimin e këmbësorëve.

Edhe Afet Ebibi, i cili ka një shitore afër rrugës thotë se shpesh herë ndodhë që të lëndohen fëmijët duke kaluar rrugën.

“Po për dy muaj janë lënduar 3 fëmijë, ka nevojë për zebra, ka nevojë për  tabela dhe sinjalizime, këtu komunikacion është shpeshtuar, këtu ka shumë lëvizje” deklaroi Afet Ebibi.

Duke druajtur nga më e keqja, banorët e fshatit Kondov të komunës së Sarajit, me vetiniciativë kanë vendosur tabela komunikacioni dhe pengesa rrugore, për të ngadalësuarshpejtësinëe makinave.

TV21 kërkoi përgjigje nga komuna e Sarajit për rrezikun që u kanoset fëmijëve të shkollës fillore dhe banorëve të Sarajit, por nga komuna nuk pati përgjigje.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads