More

    Nuk është mirë dikush të akuzohet pa fakte dhe pa bazë, deklaroi Demiri pasi Taravari i shpalosi dyshimet për keqpërdorim

    Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-drejtori i Spitalit Klinik të Tetovë, Ilir Demiri, ka reaguar ndaj ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Taravarit, pasi ai ka shpalosur dyshimet për keqpërdorim të funksionit nga ana e Demirit, transmeton Portalb.mk.

    “Nuk është mirë dikush të akuzohet pa fakte dhe pa bazë, posaçërisht nga njeriu që drejtor institucion. Unë do të kisha thënë diçka tjetër. Në Spitalin Klinik të Tetovës, për gjashtë muaj sa e menaxhova unë Spitalin Klinik, u bë një ndryshim i madh, një revolucion pozitiv”, deklaroi Demiri.

    Ai ka kërkuar nga funksionarët që të marrin shembull punën e tij në Spitalin Klinik të Tetovës, “që të mund edhe ato të jenë  të suksesshëm”.

    “Ato në biografinë e vet kanë qenë ministra nga një vjet e dy vjet. Duhet të paktën të bëjnë një komparacion, çka kanë bërë ato e çka kam bërë unë”, deklaroi Demiri.

    Kemi indicie se ka pasur keqpërdorime prej ish-drejtorit të Spitalit të Tetovës. Kështu ka deklaruar më 15 gusht ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Ai këto komente i bëri pas promovimit të donacionit mbi 1 milionë euro nga Ecolog në repartin internistik në Spitalin e Tetovës.

    “Në Tetovë kemi indicie nuk e di si do të del në fund, s’dua të paragjykoj, kemi indicie se ka pasur keqpërdorime prej ish drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës, por na lejoni hapësirë që të dalim me dëshmi nëse kjo është e vërtetë, nëse kjo është e vërtetë, në qoftë se nuk është e vërtetë atëherë mbeten vetëm indicie”, tha Taravari.

    Ilir Demiri dhe Arben Taravari kanë qenë pjesë e Aleancës për Shqiptarët, ndërsa në zgjedhjet e këtij viti ata u pozicionuan në koalicione të ndryshme, Taravari te koalicioni VLEN, Demiri te koalicioni Fronti Europian.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Shqipëria dhe Mali i Zi favorite për BE! KOS: Maqedonia e Veriut mbetet ta ndryshojë Kushtetutën

    Do të bëjë gjithçka që çështjet dypalëshe të mos jenë pjesë e procesit të negociatave, por kjo tashmë po...

    Takim i Ministrit Murtezani me Ministrin për Punë të Jashtme të Turqisë Hakan Fidan

    Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, mbajti takim të frytshëm me Ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së...

    Zjarr në Poliklinikën e Çairit

    Me datë 13 Janar, 2025 në ora 07:35 në SPB Shkup, Poliklinika Çair ka raportuar se në njërën nga...

    “Kosovo i Metohija”/ AAK për Klan Maqedoni: Rezultat i ndikimit të Kurtit në proceset e brendshme të Maqedonisë

    Nga AAK-ja e Ramush Haradinajt për Klan Maqedoni kanë reaguar në lidhje me deklaratat e ministrit të Qeverisë së...