NP “Rrugët e Maqedonisë” filloi punimet për asfaltimin e rrugës Saraj – Grupçin. Ky projekt është i vitit 2018 që lidh fshatrat shqiptare.
Banorët e fshatrave të Sarajit dhe komunës së Zhelinës e mirëpresin nismën e rregullimit të rrugës pasi me asfaltimin e kësaj rruge lehtësohet edhe qarkullimi më i mirë.
“Është një punë e mirë, nëse fillon asfaltimi, sepse është shumë e prishur. Besojë se kjo rrugë do të na ndihmojë që mos i prishim kerët pasi u shkatërruan më” u shpreh një nga banorët e Grupçinit.
Ndryshe NP “Rrugët e Maqedonisë” edhe këtë vit do të investojë në shumë rrugë gjegjësisht në komunat shqiptare.