More

    NP “Higjiena Komunale”- Shkup, fillon me aktivitete të rregullta në pjesën urbane të komunës Saraj dhe QSR “Matkë”

    Sot në konferencën për shtyp që u mbajt sot në QSR “Matkë”, drejtori i NP “Higjiena Komunale” Shkup, Abdusamed Shabani e informoi opinionin se NP “Higjiena Komunale” Shkup nga data 1 Tetor do të bëjë grumbullimin dhe transportin e mbetjeve komunale në pjesën urbane të komunës së Sarajit, dhe atë në vendbanimet Saraj, Lubin, Kondovë, Krushopek, Gërçec, Shishovë, Gllumovë, Matkë e Poshtme , Arnaki dhe Rashçe, si dhe në QSR “Matkë” , njofton derveni.info.

    “Vendimin për të zgjeruar territorin e punës sonë, e sollëm me një qëllim të vetëm – për të rritur pastërtinë dhe higjienën në pjesë sa më të madhe në territorin e qytetit të Shkupit. Angazhimi ynë kryesor si Ndërmarrje Publike mbetet që përmes aktiviteteve tona, çdo ditë të kontribuojmë për qytetarët e Shkupit, të jetojnë në mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm jetësor”- tha drejtori i NP “Higjiena Komunale”-Shkup, Abdusamed Shabani./derveni.info

     

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    BEKATONIZOHEN 1.400 METRA KATRORË NË SEMENISHTË

    Sot, në vendbanimin Semenishtë u përurua përfundimi i punimeve të bekatonizimit të një rruge alternative prej 1400 metra katrorë,...

    Fshati Rashçe pa ujë

    Pës shkak të defektit në rrugë f-150mm në fshatin Rashçë, nën rezervuar, sot ndërprerje të furnizimit me ujë do...

    Kamionët me ndihma humanitare kalojnë kalimin kufitar Rafah pas shpalljes së armëpushimit

    Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, kamionët me ndihma humanitare filluan të hyjnë...

    Vajza e rreh nënën e saj në Bogovinë, policia e arreston

    MPB ka njoftuar se me datë 18.01.2025, në ora 18:45 në fshatin Bogovinë, zyrtarët policorë të NjP Kamnjan, kanë...