More

    NGA SHTATORI SARAJI ME SHKOLLË NATE, GJIMNAZI I RI DO HAP DYERT EDHE PËR TË RRITURIT

    Nga shtatori i këtij viti, banorët e komunës së Sarajit që nuk arritën shkollimin e tyre ta përfundojnë në kohë të rregullt, do të kenë mundësi që të regjistrohen në shkollën e natës. Kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati theksoi se projekti për shkollimin e natës është në fazën përfundimtare, ndërsa sipas tij interesimi i banorëve që duan të shkollohen dita ditës po ritet.

    “Gjithë ato persona që do të jenë të interesuar që të vazhdojnë arsimimin e tyre të mesëm do të kenë mundësin që të vinë të regjistrohen, në komunën e Saraijt. Pastaj ato do të ndjekin procesin edukativo arsimor, përparësia e kësaj forme është që brenda dy viteve sa do të ndjekin procesin arsimorë dhe do ta përfundojnë ku do të llogariten sikur të gjithë nxënësit e tjerë që e përfundojnë shkollën e mesme 4 vjeçare”, tha Bekim Murati, Kryetar i Komunës së Sarajit.

    Kurse drejtoresha e qendrës për shkollim të të rriturve theksoi se deri tani arsimin e profesional për të rritur e kanë kryer 1700 persona.

    “Për vitin 2017 kemi siguruar mjete buxhetore në vlerë 82 000 euro, ku me këto mjete mund të përfshihen përafërsisht 1250 konditat . Tani jemi në fazën e njoftimit të komunave pët ti parë nevojat e tyre dhe interesimin rreth projektit”, u shpreh Lindita Qazimi, Drejtoresh e Qendrës.

    Mësimi i për shkollim të natës për nxënësit mbi 25 vjet do të zhvillohet në objektin e gjimnazit të ri të Sarajit , njofton TV 21.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Trump njofton se është arritur marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit

    Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se është arritur një marrëveshje për pengjet në Gaza, mes raportimeve...

    SKA “LIDHJE” me kamerat e “Safe City”, dënimi do t’ju ndjekë edhe për kalimin në të verdhë!

    Nëse shkruan 50, ndërsa ju drejtoni 80, ose nëse është tashmë e verdhë dhe ju shtoni gazin për të...

    BDI: Andonovska po tenton të nëpërkëmbë shqiptarët në Institutin e Shëndetit Publik

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj drejtoreshës së ISHP-së. Matija Andonovska, e cila siç thonë nga BDI...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me reshje të përkohshme të dëborës. Do...