E premte, 9 Maj, 2025
7.8 C
Skopje

Nga dita e hënë fillon pagesa e mjeteve për subvencionimin e racionit për studentë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) informon se studentët të cilët kanë plotësuar kushtet konform thirrjes publike fillojnë të shfrytëzojnë të drejtën për subvencionimin e ra-cionit për studentë . Me shumën e shtuar prej 140 denarë, e cila do të paguhet në baza ditore, studentët do të mund të blejnë në markete, restorante, furra dhe persona të tjerë juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime.

MASH kujton se mjetet mund të përdoren ekskluzivisht përmes kartelës së dedikuar të pagesës të lëshuar nga Banka Shparkase, partnere në zbatimin e kësaj mase me të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lidhur marrëveshje jofinanciare.

“Shuma ditore përdoret nga e hëna në të shtunën ndërsa nuk është paraparë të paguhet gjatë pushimeve verore nga 1 korriku deri më 1 tetor. Ndryshimet në zgjidhjen ligjore që u iniciuan dhe u bënë gjatë muajit prill, së bashku me or-ganizatat studentore, tejkalojnë të gjitha sfidat që kanë ekzistuar në të kaluarën, mundësojnë shpërndarjen dhe përdorimin e drejtë të mjeteve për qëllimin për të cilat në fakt shteti i pa-rashikon ato”, bëjnë të ditur nga MASH.

MASH rikujton se mundësia për ushtrimin e të drejtës së subvencionimit të racionit për studentë të cilët deri më tani për arsye të ndryshme nuk e kanë ushtruar këtë të drejtë, se mbetet e hapur çdo muaj vijues gjegjësisht nga data 1 deri në datën 7 të çdo muaji kurse ap-likimi bëhet përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Taravari pas mbledhjes së kryesisë: Nuk i duam ultimatumet, dalim me lista të veçanta

Pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, Arben...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads