E premte, 9 Maj, 2025
18.8 C
Skopje

Kovid 19, raporti javor nga IShP-ja, 282 raste pozitive, 4 të vdekur

 

Nga data 18-24 shtator, sipas raportit të fundit të IShP-së Kovid, raste pozitive në nivel shtetëror janë regjistruar 282 persona. Rastet më të shprehura radhiten si vijon: Shkupi, Kavadari, Kumanova, Manastiri, Prilepi dhe Ohri. Fatkeqësisht kemi 4 të vdekur nga Kovid 19, thonë nga IShP-ja.
“Kemi rritje të rasteve të Kovid-19 në nivel global, në nivel evropian dhe rajonal. Vendi ynë akoma është në një fazë fillestare të rasteve Kovid pozitive, mirëpo si do që të jetë qytetarët rekomandohen që të kenë kujdes, janë rregullat e arta të mbrojtjes nga Kovidi dhe nga sëmundjet tjera infektive se është periudha e vjeshtës, sezonit të gripeve dhe viruseve, të mbrohen sidomos rastet me sëmundje kronike, rastet që kanë diagnoza të caktuara. Gjithashtu moshat e vjetra duhet të kenë shumë kujdes, të përdorin maskën, të ruajnë distancën.”, – deklaroi drejtori i IShP-së, Shaban Memeti.
Nga IShP-ja apelojnë qytetarët që të vaksinohen si faktor i rëndësishëm për ta izoluar virusin Kovid-19, po ashtu rekomandohet që mosha e rrezikuar dhe gratë shtatzëna të vaksinohen edhe me vaksinën kundër gripit sezonal.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Alternativa me 9 anëtarë, BESA 7, ndërsa LD me 5 anëtarë në VLEN

Koalicioni VLEN tashmë është shndërruar në parti të vetme...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads