Nesër fillon asfaltimi i rrugës së vjetër Saraj-Zhelinë , rrugë e cila pas asfaltimit do të lehtësojë qarkullimin e banorëve ku edhe to të lidh fshatrat e komunës së Zhelinës dhe atë të Sarajit.
Siç mëson TetovaSot nga NP “Rrugët e Maqedonisë” asfaltimi do të nise nga komuna e Sarajit dhe do të përfundojë deri në komunën e Zhelinës.
Nga kjo Ndërmarrje bëjnë apel që nga nesër mos të kalohet nga rruga e vjetër për shkak punimeve sepse në rrugë do të jenë makineritë e rënda që do të asfaltojnë rrugën ku do të ngadalësohen punët nëse veturat kalojnë në rrugën e vjetër. /TetovaSot/