More

    Nënshkrimet për President / Deri më tani 13 kandidatë për President

    Edhe sot vijon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e nomuniar për president për zgjedhjet rrethi i parë i të cilave do të mbahet më 24 prill. Në rrjedhë është edhe afati për regjistrim për të gjithë ata që do të votojnë në diasporë. Sipas përcaktimeve të afateve të -së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, afati për mbledhjen e nënshkrimeve zgjat deri më 8 mars, ndërsa regjistrimi i diasporës për votim është deri më 18 mars.

    Kryetari i KSHZ-së, Aleksandër Dashtevski ka njoftuar, se deri mbrëmë kandidaturat i kanë dorëzuar gjithsej 13 kandidatë. Nga partitë shqiptare, Kandidatë janë Bujar Osmani nga BDI dhe Arben Taravari i cili do të mbështetet nga opozita shqiptare VLEN. Presidenti aktual Stevo Pendarovski do të kandidojë edhe për një mandat me mbështetjen e LSDM-së, e cila vendimin duhet të kalojë në organet e brendshme partiake, ndërsa VMRO-DPMNE-ja propozon profesoreshën Gordana Siljanovska Davkova. Megjithatë, të dy do të duhet të konfirmohen në konventat e partisë të planifikuara për në fillim të marsit.

    Maksim Dimitrievski nga do të jetë kandidat i Lëvizjes “ZNAM”, Stevço Jakimovski, lideri i GROM-it, profesoresha Biljana Vankovska si kandidate e të Majtës, Mersiha Smailoviq nga Lidhja Demokratike Boshnjake dhe Velo Markovski i cili ka shpallur kandidaturë si i pavarur. Deri më tani, edhe katër të tjerë kanë dhënë deklaratë me iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve qytetare në KSHZ – Tome Nikollovski, Gospodin Popovski, Gjorgi Manaskov dhe Zorica Cvetkovska.

    Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, në paraqitje televizive, tha se deri mbrëmë, nuk janë dorëzuar vërejtje për kushte të papërshtatshme nga kandidatët që mbledhin nënshkrime dhe nëse dikush raporton diçka të tillë, menjëherë do të trajtohet. Sipas tij, nuk ka ankesa për fillimin e parakohshëm të fushatës, por sërish apelon që partitë politike që të respektojnë procedurat dhe të sillen brenda ligjit.

    - Marketing -Ajsel Medica
    - Marketing -Bujar Osmanii
    - Marketing -Bujar Osmanii

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    - Marketing -Bujar Osmanii
    spot_img

    Të fundit

    Pas 11 vitesh ndalet Bayern Mynihu, Granit Xhaka dhe Leverkuzen për herë të parë në histori shpallen kampion

    Bayer Leverkuseni ka shkruar historinë, duke fituar titullin e parë kampion në Bundesligë. Në ndeshjen e vlefshme për javën e...

    Presidentin e zgjedh Kuvendi/ Grubi: Kusht për votat e BDI-së në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale!

    Presidenti I vendit, në të ardhmen të zgjidhet në Kuvend. Ky është kushti, që në rrethin e dytë, votat...

    Ekskluzive: Në Kroaci arrestohet Goran Grujevski, ish-Kryeshefi i Drejtorisë së Pestë – “bosi” i përgjimeve të jashtëligjshme!

    Më 13.04.2024, të shtunën, në Zagreb është arrestuar Goran Grujevski i lindur më 13.10.1966, shtetas i RMV-së, kundër të...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Shkupi pritet të përjetojë një ndryshim dramatik të motit këtë javë, me temperatura që do të variojnë ndjeshëm. Fillimisht,...