Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.
Nga atje thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të rritur.
“Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuat. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.
Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rëshqitje të dheut.