Në Maqedoninë e Veriut është arrestuar një ish pjesëtar i UÇK-së

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka dënuar arrestimin shtetasit të Kosovës, Tomor Morina, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga ana e policisë së Maqedonisë së Veriut, shkruan REL.

Morina është arrestuar në bazë të një fletarresti të lëshuar nga INTERPOL-i me kërkesë të Serbisë.

“Ky është edhe një tjetër shembull i abuzimit politik që kryen Serbia përmes këtyre kërkesave për arrest”, ka thënë shefi i kabinetit të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Jetlir Zyberaj.

Ai tha se institucionet e Kosovës do t’i drejtohen menjëherë Bashkimit Evropian me kërkesë që të parandalojë raste të tilla.

“Ne jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet në Shkup dhe besojmë se rasti do të zgjidhet sa më parë në bazë të frymës së bashkëpunimit që kemi me Maqedoninë e Veriut”, ka shtuar ndër të tjera Zyberaj.

E pyetur nga Radio Evropa e Lirë, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut nuk ka dhënë detaje lidhur me statusin e tij aktual, por ka njoftuar se ndaj shtetasit kosovar do të respektohen të gjitha procedurat ligjore.

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Pagat e arsimtarëve do të rriten, por në mars të vitit të ardhëshëm

Puna jonë është të flasim hapur dhe me transparencë...

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Nafta dhe benzina në pritje të çmimeve të reja

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot, më 13 tetor,...

Është lëshuar urdhër arrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihajllovën

Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një urdhër...

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Artikuj të ngjashëm