Në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, Rama për vizitë në Ukrainë

Kiev, 20 janar – Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në cilësinë e kryesuesit me Organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë, OSBE, sot e filloi vizitën e parë, dhe atë në Kiev të Ukrainës.

Rama vizitën e tij në Ukrainë e paralajmëroi më parë, ndërsa sot publikoi video në të cilën shihet se si ekipi i tij ecë në këmbë, mu në mes të motit me borë në Kiev. Afër tij [është edhe ministri i autorizuar për Evropës dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj.

Kryeministri Rama, mes tjerash, në Kiev do të realizojë takime me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski, me kryeministrin Aleksij Gonçaruk, me shefin e diplomacisë Pristaiko dhe me spikerin e parlamentit ukrainas Razumkov.

“Kiev, Ukrainë: Ditë takimesh me përfaqësues të lartë shtetëror në cilësinë e ushtruesit të detyrës kryesues i OSBE-së – Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me ministrin Vadim Pristaiko”, shkroi Rama në Fejsbuk.

Rama gjatë marrjes së kryesimit me OSBE-në paralajmëroi vizitë edhe në Rusi.

/Derveni.info

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Drejtorët e “Dauti-Komerc”, në konferencën ekonomike “Ekonomia shpëtonë Luginën”

Në konferencën e ekonomike me temë “ Ekonomia shpëtonë...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Artikuj të ngjashëm