More

    Ndryshimet kushtetuese, Mickoski: Nuk dua ultimatume, VLEN-in do ta respektoj për aq vota sa ka, por VMRO ka 437 mijë votues…

    Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për Kanal 5 ka folur për kushtin e koalicionit VLEN, që ndryshimet kushtetuese të realizohen brenda 6 muajve të parë qeverisës.

    Mickoski tha se koalicionimi duhet të jetë në frymën e partneritetit, e jo me ultimatume.

    Ai kërkoi që “aq sa e respekton VLEN-in për 107 mijë votat e marra, aq dëshiron që VLEN ta respektojë partinë e tij për 437 mijë votat e marra”.

    “Nuk dua të bëj marrëveshje në frymën e ultimatumeve. Nëse jemi partnerë, duhet të sillemi si partnerë. Siç unë i kuptoj ata dhe i respektoj për 107 mijë votat e fituara, pres që ata për 437 mijë t’i respektojnë edhe votuesit tanë. Gjegjësisht, nëse ne i respektojnë votuesit e tyre, pjesa dërmuese shqiptarë, pres që edhe ata t’i respektojnë pjesën dërmuese të votuesve tanë, maqedonasit. Nuk do të doja të vijmë në një situatë ku do të bisedojmë bazuar në ultimatume. Kjo nuk është mirë. Kjo është e gabuar. Në partneritet duhet të ketë dialog, dialog konstruktiv dhe dialogu të bazohet në argumente”. Askush nuk është kundër ardhmërisë europiane, unë jam i pari që dëshiron Maqedonia të jetë në Bashkimin Europian, por nuk mund ta pranojë argumentin se kjo është në tryezë – ose merre, ose lëre. Ky është ultimatum dhe nuk ka lidhje me vlerat europiane. Unë s’kam marrë pjesë, por as VMRO-ja s’ka marrë pjesë në dakordimin e atij ultimatumi dhe aq më tepër – u jemi ofruar të jemi pjesë e atij procesi, por na kanë refuzuar. Nuk mundet VMRO-DPMNE-ja t’i paguajë gabimet e disa politikanëve jo të mençur”, tha Mickoski.
    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    BEKATONIZOHEN 1.400 METRA KATRORË NË SEMENISHTË

    Sot, në vendbanimin Semenishtë u përurua përfundimi i punimeve të bekatonizimit të një rruge alternative prej 1400 metra katrorë,...

    Fshati Rashçe pa ujë

    Pës shkak të defektit në rrugë f-150mm në fshatin Rashçë, nën rezervuar, sot ndërprerje të furnizimit me ujë do...

    Kamionët me ndihma humanitare kalojnë kalimin kufitar Rafah pas shpalljes së armëpushimit

    Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, kamionët me ndihma humanitare filluan të hyjnë...

    Vajza e rreh nënën e saj në Bogovinë, policia e arreston

    MPB ka njoftuar se me datë 18.01.2025, në ora 18:45 në fshatin Bogovinë, zyrtarët policorë të NjP Kamnjan, kanë...