More

    Ndodh në Saraj: Kërcënon axhën, o ma jep vajzën për grua o ju vras të gjithëve

    Një rast i paprecedent është paraqitur të enjten në stacionin policor në Saraj. Dyzet e gjashtë vjeçari E.B. nga fshati Lubin i Shkupit, ka denoncuar se nga nipi i tij E.B. (19) i është rrezikuar siguria.

    Shkak për këtë sipas xhaxhait, është se nipi i tij përmes Viberit i ka dërguar porosi se do ta vrasë atë dhe familjen e tij nëse nuk ia jep vajzën, njoftoi policia .“Një ditë më parë, rreth orës 23 e 50 minuta i është paraqitur kushëriri i tij A.B. dhe e ka paralajmëruar të jetë i kujdesshëm sepse nipi i tij ka ikur nga shtëpia.

    Ai ka ikur pasi ka kuptuar se denoncuesi (xhaxhai 46 vjeçar) e ka fejuar vajzën dhe është revoltuar sepse ka qenë në lidhje dashurie me të. Denoncuesi po ashtu ka sqaruar se E.B. me datë 31.12.2017 e ka marrë vajzën e tij dhe dy ditë kanë qenë së bashku në një hotel në Tetovë pa lejen e tij dhe pasi nuk e ka ditur se ku gjendet vajza e ka paraqitur si të zhdukur në polici”, njoftoi MPB./derveni.info

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “I duan shqiptarët si çobanë…” – Ahmeti me porosi të re për partitë maqedonase /VIDEO

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga tubimi në Çashkë ka dërguar porosi deri te partitë maqedonase për qasjen e...

    Gripi në Tetovë, reparti Infektiv dhe ai i Fëmijëve të stërmbushur me pacientë

    Nga 80 deri në 100 persona në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në repartin Infektiv në Tetovë, si pasojë e...

    Komisioni për politikë të jashtme, refuzon kërkesën për njohjen e shtetit të Palestinës

    Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit...

    Policët rrahën të riun edhe pse nuk ishte pjesë e aksionit policor

    Artan Muça nga lagjja e Shuto Orizares të shtunën në mëngjes u rrah nga policia, edhe pse nuk ishte...